Trupat e pajetë të viktimave të aksidentit në Kroaci sot arrijnë në Kosovë NULL NULL 28.07.2021 08:40 28.07.2021 08:40 Trupat e pajetë të kosovarëve mërgimtarë, të cilët humbën jetën tragjikisht nga aksidenti në Slavonski Brod të Kroacisë, pritet të arrijnë këtë mëngjes në Kosovë. Bartjen e kufomave po e bën falas, kompania”Pikëllimi”, njofton Klan Kosova. Kjo u bë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në një konferencë për media që e mbajti mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës, ku tha se trupat e pajetë janë në ardhje e sipër në Kosovë dhe se arritja e tyre pritet në orët e mëngjesit.