Trumpi thotë se shpëtoi Kosovën, s’jep detaje (VIDEO) NULL NULL 28.06.2025 20:15 28.06.2025 20:15 Serbia kishte bërë plane ta sulmonte Kosovën, përsëri. Por, këtë gjë nuk e lejoi Donald Trump. Ishte vetë presidenti amerikan që e publikoi këtë informatë ekskluzive, të premten mbrëma, teksa ndërmjetësoi një ujdi për paqe mes shteteve afrikane Kongo e Ruandë, në Shtëpinë e bardhë. Ani se nuk dha detaje të shumta e specifike për mësymjen potenciale të Serbisë ndaj Kosovës, Trumpi tha se lufta mes tyre do të ishte e madhe, sikur ai të mos e ndalonte atë. Përmendjen e faktit se ndali luftën dhe siguroi paqe mes Serbisë e Kosovës, amerikani e ka shpeshtuar në diskursin e tij, kur po flet për konflikte të mëdha ndërkombëtare. Vetëm të premten e 27 qershorit e potencoi në dy raste, ndërsa në 8 ditët e fundit e përmendi 5 here./Klankosova Për më tepër detaje, ndiqeni kronikën më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025