Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trumpi pezullon për 1 muaj tarifat ndaj Meksikës

NULL NULL
06.03.2025 18:46
trump mexico
Kamionë të kompanive meksikane presin kalimin në ShBA pas vendosjes së tarifave nga Trumpi, Ciudad Juarez, Meksikë, 5 mars 2025. Foto: Reuters

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Meksika nuk do të detyrohet të paguajë tarifa për mallrat që hyjnë nën paktin e tregtisë mes dy vendeve deri më 2 prill.

Trumpi nuk ka konfirmuar nëse suspendimi aplikohet edhe për Kanadanë, por fqinji i saj verior pret një përjashtim “të së njëjtës natyrë”, ka thënë një burim qeveritar kanadez për BBC-në.

Lëvizja e fundit është “zbythja” e dytë në dy ditë e Trumpit për tarifat.

Të mërkurën ai tha se do të kursente përkohësisht prodhuesit e veturave nga taksa prej 25% e importit vetëm pak ditë pasi kjo masë hyri në fuqi.

Në reagim ndaj pauzës së tarifave të Trumpit, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum falënderoi republikanin dhe tha se do të vazhdojë të punojë me Shtëpinë e Bardhë për çështjet e sigurisë kufitare. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme