Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trumpi lavdëron sulmet ndaj Iranit: Ishin shumë, shumë të suksesshme

NULL NULL
25.06.2025 17:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka komentuar sulmet amerikane mbi objektet e pasurimit bërthamor të Iranit.

Trump, gjatë konferencës në Samitin e NATO-s që u mbajt në Hagë të Holandës tha se këto sulme ishin “shumë, shumë të suksesshme”.

“Siç e dini, fundjavën e kaluar Shtetet e Bashkuara kryen me sukses një sulm të madh preciz mbi objektet e pasurimit bërthamor të Iranit dhe sulmi ishte shumë, shumë i suksesshëm”.

“Asnjë ushtri tjetër në botë nuk mund ta kishte bërë këtë, dhe tani kjo shfaqje e jashtëzakonshme e forcës amerikane ka hapur rrugën për paqe me një marrëveshje historike për armëpushim”, tha Trump, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Një ditë pas sulmeve amerikane, Trump kishte njoftuar se Izraeli dhe Irani kanë rënë dakord për një armëpushim 12-ditor.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.