Trumpi fiton edhe në Arizona, i merr 7 shtetet kyçe NULL NULL 10.11.2024 17:53 10.11.2024 17:53 ARKIV: Donald Trump. Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në Arizona, sipas Associated Press, duke shënuar kështu fitore në shtatë shtetet vendimtare, në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Trumpi, që kishte siguruar 270 votat e nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë deri të mërkurën e hershme, tashmë ka një total prej 312 votash, përballë 226 kanidatës së demokratëve Kamala Harris. Ky fitim i ktheu Arizonën te Republikanët pas fitores së Joe Biden në 2020 dhe ishte fitorja e tij e dytë në këtë shtet që nga 2016. Trumpi fitoi gjithashtu shtetet kyçe si Michigan, Pensilvani, Gjeorgji, Karolina e Veriut, Uisconsin dhe Nevada. Në 2020, Bideni mundi Trumpin duke fituar shumicën e këtyre shteteve, përfshirë Karolina e Veriut ku Trumpi humbi ngushtë. Sipas Associated Press, Trumpi ka fituar 74.6 milionë vota kombëtare, ose 50.5%, kundrejt 70.9 milionë votave të Harrisit, ose 48%. Në garën për Senatin e ShBA-së në Arizona, Kari Lake, që nuk e pranoi kurrë fitoren e Bidenit në 2020, po humb përballë demokratit Ruben Gallego me 48.5% kundrejt 49.5%, me një diferencë prej rreth 33,000 votash. Protesta anti-Trump shpërthyen në të gjithë ShBA-në, duke përfshirë qytetet kryesore si Nju Jork dhe Seattle, ku mijëra njerëz demonstruan kundër rizgjedhjes së tij. Bideni dhe Trumpi pritet të takohen të mërkurën në Zyrën Ovale, ku Bideni e ka ftuar Trumpin për të diskutuar kalimin e pushtetit. Ndërkohë, një nga këshilltarët e Trumpi ka sugjeruar se administrata e ardhshme do të ketë si prioritet arritjen e paqes në Ukrainë, më shumë sesa ndihma për të rikuperuar territoret e pushtuara nga Rusia, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përfshihet nga flakët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar 13 minuta më parë
Kosova Bolton e përmend rastin e Maqedonisë së Veriut derisa flet për çështjet mes Kosovës dhe Serbisë 20 minuta më parë