Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump thotë se për një ditë do ta ndalte luftën në Ukrainë, nëse zgjidhet prapë president i ShBA-së

NULL NULL
05.03.2023 19:47

Donald Trump, ka thënë se ai duhet të zgjidhet përsëri president i ShBA-së në vitin 2024, në mënyrë që të shmanget një Luftë e Tretë Botërore.

Trump është shprehur se Amerika duhet të ndalojë së shpenzuari miliarda dollarë për mbrojtjen e Ukrainës, pasi ai do t’i jepte fund luftës për “një ditë” nëse zgjidhej president dhe kërkoi që aleatët e NATO-s të paguajnë më shumë për koston e konfliktit.

Ai tha se Joe Biden po e çonte ShBA-në në “harresë” dhe 2024 do të ishte “beteja përfundimtare”.

Në një fjalim maratonë, që zgjati një orë e 45 minuta në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator (CPAC), Trump shmangi përsëritjen e pretendimeve të tij të mëparshme se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “vjedhur”, shkruan Telegraph, përcjell Klankosova.tv

Trump u zotua gjithashtu se ai dhe mbështetësit e tij “nuk do të kthehen kurrë” në një Parti Republikane të drejtuar nga “të çuditshëm dhe budallenj” që ishin përfshirë në “luftëra të huaja të pafundme”.

“Ne do të kemi Luftën e Tretë Botërore nëse diçka nuk ndodh shpejt. Unë jam i vetmi kandidat që mund ta bëjë këtë premtim. Unë do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore”, u shpreh Trump.

“Në vitin 2016 kam deklaruar ‘Unë jam zëri juaj’, sot shtoj: Unë jam luftëtari juaj, unë jam drejtësia juaj. Dhe, për ata që u janë bërë padrejtësi dhe tradhtuar, unë jam hakmarrja juaj”, shtoi ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.