Trump thotë se Irani premtoi të rihapë Ngushticën, por “me vetëdije nuk e bëri” NULL NULL 12.04.2026 15:26 12.04.2026 15:26 Donald Trump tha se “Irani premtoi të hapë Ngushticën e Hormuzit, dhe ata me vetëdije nuk e bënë këtë”. Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan shtoi se “kjo shkaktoi ankth, zhvendosje dhe dhimbje për shumë njerëz, dhe vende në të gjithë botën”. “Siç premtuan, është më mirë të fillojnë procesin e hapjes së shpejtë të kësaj rruge ujore ndërkombëtare”. Ai vazhdoi të flasë për negociatat e Islamabadit, duke thënë se është “informuar plotësisht” nga zëvendëspresidentit JD Vance, i dërguari special Steve Witkoff dhe negociatori Jared Kushner, ndërsa vlerëson përpjekjet e kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif dhe ekipit të tij. Ai thotë se pas “afërsisht 20 orësh” negociatash “ka vetëm një gjë që ka rëndësi – IRANI NUK ËSHTË I GATSHËM TË HEQË DORË NGA AMBICIET E TIJ BËRTHAMORE”. “Në shumë mënyra, pikat për të cilat u ra dakord janë më të mira sesa të vazhdojmë operacionet tona ushtarake deri në përfundim, por të gjitha këto pika nuk kanë rëndësi krahasuar me lejimin që Energjia Bërthamore të jetë në duart e njerëzve kaq të paqëndrueshëm, të vështirë dhe të paparashikueshëm”, thotë ai, transmeton Klankosova.tv.