Trump thotë se do ta ndalojë përdorimin e TikTok në SHBA NULL NULL 01.08.2020 08:45 01.08.2020 08:45 Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është duke i shqyrtuar alternativat në lidhje me aplikacionin TikTok të firmës kineze ByteDance. I pari i shtetit Amerikan nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ndalohet përdorimi i këtij aplikacioni në SHBA, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. “Ne jemi duke e analizuar TikTok. Ne mund ta ndalojmë atë. Ne mund të bëjmë edhe gjëra të tjera”, ka thënë Trump para gazetarëve derisa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Florida. “Kemi shumë opsione. Shumë gjëra po ndodhin. Pra, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”. Njohësit e kësaj fushe kanë bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të ndërmarrin veprime mbi TikTok për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë së të dhënave personale të mbledhura nga aplikacioni i njohur i videove të shkurtra. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij 1 minutë më parë
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 15 minuta më parë