Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump sërish kërcënon se nuk do ta dorëzojë pozitën e presidentit (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 22.12.2020 15:31

I ka mbetur më pak se një muaj të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Por presidenti aktual amerikan, Donald Trump, nuk do që ta dorëzojë lehtë pozitën e tij.

Sipas burimeve të CNN, Trump, po përgatiti skenarë të ndryshëm që synojnë ta përmbysin rezultatin e zgjedhjeve të tre nëntorit.

E kjo gjë ka shtuar frikën e njerëzve përreth tij.

Madje në takimin  Zyrës Ovale të  së premtes, që pati me këshilltaret e tij, raportohet se Trump u tha se do të  refuzoj ta lë presidencën në ditën e betimit të Joe Biden, më 20 janar.

Shumë nga këshilltarë e tij janë shprehur të shqetësuar përveprimet e ardhshmetë presidentit në largim.

Një zyrtar i administratë në Shtëpinë e Bardhë tha për CNN se janë duke qarkulluar skenar të frikshëm  që planifikojnë të ndodhin në Kongres, më 6 janar, kur pritet të numërohen zyrtarisht votat e votuesve të mëdhenj që i dhanë fitoren Biden

Nga e premtja dhe gjatë gjithë fundjavës, presidenti në largim qëndroi i mbyllur ne Shtëpinë e Bardh duke u këshilluar disa herë përmes takimeve e telefonit, me avokatin Sidney Poëell dhe  ish-Këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn.

Ndërkohë, në Facebook, po organizohet  një “Ditë Inaugurimi” e dytë,  ku 60 mijë persona u shprehën se do të marrin pjesë në eventin e  Donald Trump.

Ceremonia alternative prezantohet si një faqe me  350 mijë njerëzish të zakonshëm të cilët tregojnë mbështetje për presidentin Trump.

Evneti  është  parashikuar  të mbahet në mesditën e 20 janarit, orën kur do të betohet presidenti i sapo zgjedhur Joe Biden, njofton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme