Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump pyet përse Biden po e formon kaq shpejt kabinetin e tij?

NULL NULL
22.11.2020 08:56
"Pse Joe Biden po e formon kaq shpejt kabinetin kur hetuesit e mi kanë gjetur qindra mijëra vota mashtruese, të mjaftueshme për të 'rrokullisur' rezultatin të paktën në katër shtete, që nga ana tjetër janë më se të mjaftueshme për të fituar zgjedhjet?".

Republikani Donald Trump ka pyetur se pse demokrati Joe Biden po e formon kaq shpejt kabinetin kur hetuesit e tij [Trump] kanë gjetur qindrja mijëra vota të rreme.

Në llogarinë e tij në Facebook, Trump ka thënë se këto gjetje të mashtrimeve janë të mjaftueshme për ta përmbysur rezultatin në katër shtete të Amerikës, njofton Klan Kosova.

“Pse Joe Biden po e formon kaq shpejt kabinetin kur hetuesit e mi kanë gjetur qindra mijëra vota mashtruese, të mjaftueshme për të ‘rrokullisur’ rezultatin të paktën në katër shtete, që nga ana tjetër janë më se të mjaftueshme për të fituar zgjedhjet?”.

“Shpresojmë që gjykatat do të kenë guximin për të bërë atë që duhet bërë për të ruajtur integritetin e zgjedhjeve tona dhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. BOTA PO SHIKON”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.