Trump për konfliktin Izrael-Iran: Ka mbaruar, s’mendojmë se do t’i kundërpërgjigjen njëri-tjetrit NULL NULL 25.06.2025 16:28 25.06.2025 16:28 Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur për për konfliktin Iran-Izrael duke përshëndetur së pari atë që ai e quan “sulm masiv dhe preciz” ndaj programit bërthamor të Iranit. Ai u shpreh se një gjë të tillë nuk do të mund ta bënte asnjë ushtri në botë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Asnjë ushtri tjetër në botë nuk mund ta kishte bërë dhe tani ky ushtrim i pabesueshëm i forcës amerikane ka hapur rrugën për paqe”, ka thënë ai. Duke folur për konfliktin, Trump gjithashtu e quajtu të përfunduar dhe u shpreh se s’mendon që do të ketë kundërpërgjigje. “Mbaroi, nuk mendojmë se do t’i kundërpërgjigjen njëri-tjetrit”, u shpreh ai. Trump vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se ata e kanë penguar Iranin të ketë një armë bërthamore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.