Trump paralajmëron Rusinë: SHBA do përdorë armët më vdekjeprurëse nëse furnizoni Iranin me koka bërthamore! NULL NULL 23.06.2025 19:19 23.06.2025 19:19 Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja do të përdorë “armët më të fuqishme dhe më vdekjeprurëse që janë ndërtuar ndonjëherë”, nëse Rusia vendos t’i furnizojë Iranin me koka bërthamore. Dy ditë pasi SHBA-ja kreu sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane, Trump komentoi një deklaratë të Rusisë dhe lëshoi një paralajmërim ndaj Moskës, transmeton klankosova.tv. ”A dëgjova mirë ish-presidentin Medvedev nga Rusia, që në mënyrë të lehtë po fliste për ‘fjalën me N’ (Nuclear!), duke thënë se ai dhe vende të tjera do t’i furnizonin Iranit koka bërthamore?” shkruajti Trump në platformën e tij Truth Social. ”A e tha vërtet këtë, apo është thjesht imagjinata ime? Nëse e ka thënë dhe kjo konfirmohet, më njoftoni menjëherë”, shtoi ai. Trump vazhdoi: ”Fjala me ‘N’ nuk duhet të përdoret kaq lehtë. Mendoj se për këtë arsye Putini është ‘Bosi i Madh’. Ai vazhdoi duke lavdëruar sulmet ajrore të SHBA-së ndaj Iranit të shtunën, që përfshinin hedhjen e bombave ‘shkatërruese të bunkerëve’ në fabrikën e pasurimit të uraniumit në Fordow. Dhe Trump sugjeroi se armiqtë ende nuk kanë parë armët më të fuqishme të Amerikës. ”Ndërkohë, nëse dikush mendon se ‘hardueri’ ynë ishte i jashtëzakonshëm gjatë fundjavës, pajisjet më të forta dhe më të mira që kemi, 20 vite më përpara se të tjerët, janë nëndetëset bërthamore”, shkroi Trump. ”Ato janë armët më të fuqishme dhe më vdekjeprurëse që janë ndërtuar ndonjëherë, dhe sapo kanë lëshuar 30 raketa Tomahawk — të gjitha 30 goditën saktësisht objektivin e tyre”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sulmi i Iranit në Katar, Ahmeti: Shkelje e sovranitetit të një shteti që është angazhuar për paqe (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Ahmeti: Izraeli është agresor dhe okupues që është ndërtuar mbi gjenocid ndaj palestinezëve (VIDEO) 23/06/2025