Trump: Nuk më duhet ndihmë nga jashtë në zgjedhjet Presidenciale NULL NULL 25.02.2020 21:20 25.02.2020 21:20 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë këtë të martë se ai nuk ka nevojë nga qeveritë e jashtme në garën presidenciale të 2020-ës. Ai nga New Delhi ka akuzuar Demokratët për rrjedhje të informacioneve të klasifikuara lidhur me ndërhyrjen ruse për të dëmtuar fushatën e tij, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. “Nuk më duhet ndihmë prej asnjë vendi dhe as nuk jam ndihmuar nga ndonjë vend”, ka thënë Trump gjatë konferencës së mbajtur pas vizitës dyditore në Indi. Trump thuhet se është shmangur në pyetjen nëse beson se Rusia është duke bërë ndërhyrje në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025