Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump ndërhyn LIVE dhe “detyron” Dana White të fusë yllin e tij të preferuar në Shtëpinë e Bardhë!

NULL NULL
14.04.2026 13:14

UFC327 sapo përfundoi në Miami dhe historia e ‘UFC Freedom 250’ në Shtëpinë e Bardhë është sa reale, aq edhe një tregim force logjistike nga Dana White.

Përkundër që ditë më parë presidenti i UFC, Dana White bëri të ditur skedën finale prej 6 luftërave që do të jenë pjesë e ngjarjes në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump kishte një kërkesë për White, e cila u realizua nga ky i fundit në pak minuta, transmeton Klankosova.tv.

Donald Trump bashkë me onturazhin e tij, ishte i pranishëm në “Kaseya Center” në Miami për UFC327. Ndërsa ishte ulur pranë kafazit, presidenti Trump thuhet se u anua drejt Dana White dhe e pyeti pse Derrick “The Black Beast” Lewis, që është luftëtari i tij i preferuar, nuk ishte planifikuar për aktivitetin e ardhshëm ‘UFC Freedom 250’ që mbahet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Dana White thuhet se u largua për rreth 10 minuta, telefonoi Lewis (i cili pranoi menjëherë) dhe më pas mori dakordësinë nga Josh Hokit fill pas ndeshjes së tij.

Dana White në konferencën për media pas përfundimit të UFC327, i pyetur se si erdhi deri te përpilimi i luftës në mes Derrick Lewis dhe Josh Hokit, u përgjigj se Presidenti Trump ndërtoi gjysmën e asaj lufte dhe Joe Rogan ndërtoi gjysmën tjetër, duke shtuar se gjithçka ndodhi në mënyrë organike pas fitores fantastike të Hokit ndaj të rankuarit të pestë në peshat e rënda, Curtis Blaydes.

Përndryshe Hokit fitoi me vendim unanim në një luftë me ritëm të lartë që shumë njerëz po e quajnë tashmë një nga luftërat më të mëdha të peshave të rënda në histori të UFC, dhe u largua me dy bonuse monetare, secila në vlerë prej 100.000 dollarë ($200.000 në total), për “luftën e mbrëmjes” dhe “performancën e mbrëmjes”.

Për sa i përket ‘UFC Freedom 250’, është një ngjarje historike dhe unike e planifikuar për 14 qershor 2026 dhe do të zhvillohet fjalë për fjalë në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë në Washington D.C.

Shënon 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së dhe përkon gjithashtu me ditëlindjen e 80-të të presidentit Donald Trump.

Përcaktimi i numrit të publikut që do të jenë prezent, nuk është një turmë tipike arene, pasi shumica e biletave janë të rezervuara për personelin ushtarak të SHBA-së.

Në aspektin logjistik, por edhe vizuel, luftëtarët do të veshin rroba (kits) të dizajnuara posaçërisht për këtë ngjarje me temë “Lirinë”.

Dana White e ka cilësuar këtë si aktivitetin më të vështirë logjistik dhe me sigurinë më të lartë në historinë e UFC-së.

Përveç përballjes Derrick Lewis vs. Josh Hokit që u përmend më lart, karta është e mbushur me emra të mëdhenj!

Ilia Topuria vs. Justin Gaethje (lufta kryesore – bashkimi i titujve në peshat e lehta)

Alex Pereira vs. Ciryl Gane (për titullin e përkohshëm në peshat e rënda)

Sean O’Malley vs. Aiemann Zahabi

Maurício Ruffy vs. Michael Chandler

Bo Nickal vs. Kyle Daukaus

Diego Lopes vs. Steve Garcia

lajme të ngjashme