Trump lë jashtë administratës së re Haley dhe Pompeon NULL NULL 10.11.2024 09:53 10.11.2024 09:53 Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se nuk do të ftojë ish-ambasadoren Nikki Haley dhe ish-sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për t’iu bashkuar administratës së re që ai po formon. Trump përmes facebook, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e mëparshëm me ta dhe i falënderoi për shërbimin e tyre ndaj vendit, transmeton klankosova.tv. “Nuk do ta ftoj ish-ambasadoren Nikki Haley apo ish-sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për t’iu bashkuar administratës Trump, e cila është aktualisht në formim. E kam vlerësuar dhe kam shijuar bashkëpunimin me ta më parë dhe dëshiroj t’i falënderoj për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë. TA BËJMË AMERIKËN SËRISH TË MADHE!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.