Trump: Krerët e Kosovës dhe Serbisë po përqafoheshin në Zyrën Ovale, ishte e bukur ta shihje (VIDEO) NULL NULL 27.09.2020 15:17 27.09.2020 15:17 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, për herë të dytë në pak ditë e ka përmendur marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Trump tha se krerët e Kosovës dhe Serbisë pas arritjes së marrëveshjes ishin përqafuar në “Zyrën Ovale”. Ai tha se kjo ishte një gjë e bukur ta shihje. “Kosova dhe Serbia, ata po vriten për shumë vjet, thjeshtë po vriten mes vete. Janë disi si izraelitët dhe palestinezët. Pse po ndodhte një gjë e tillë? Kanë dallime, edhe dallime fetare”. “Kështu që iu thashë: “Dëgjoni, të bëjmë marrëveshje, marrëveshje ekonomike. Erdhën në zyrën time, Zyren Ovale për të nënshkruar dhe ata po e përqafonin njëri tjetrin. Ishte gje e bukur ta shihje, shpëtuam aq jetë”. Deklaratën e presidentit të SHBA-ve mund ta dëgjoni nga minuta e 2-të. President Trump: “I should’ve gotten at least 7 or 8” Nobel Prize nominations. pic.twitter.com/TA1chFjM0a — The Hill (@thehill) September 27, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë