Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt një lufte të madhe, por i ndala (VIDEO)

NULL NULL
27.06.2025 20:18
Presidenti Donald Trump, 27 qershor, 2025. Foto: AP

Presidenti Doland Trump ka dhënë detaje nga bisedimet që të thotë t’i ketë zhvilluar me Kosovën dhe Serbinë.

Në konferencën e sotme me gazetarë nga Shtëpia e Bardhë, ai tha se Kosova dhe Serbia po shkonin drejt luftës.

Trump: Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje (VIDEO)

“Bëmë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka bërë më shumë. Serbia dhe Kosova do të shkonin drejt përplasjes, do të kishte një luftë të madhe. Thash, vazhdoni, por nuk ka tregti me ShBA-në. Ata thanë, ‘epo, ndoshta nuk do të përplasemi’”, tha Trumpi në konferencën e sotme për media.

Në paraqitjet e fundit për media, presidenti amerikan e ka përmendur në disa raste çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se e ka ndalur një konflikt mes dy vendeve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.