Trump konfirmon vdekjen e aktivistit konservator Charlie Kirk pas të shtënave në Utah NULL NULL 10.09.2025 22:58 10.09.2025 22:58 Presidenti Donald Trump dhe Charlie Kirk. Foto: AP Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se aktivisti konservator Charlie Kirk ka vdekur pasi u qëllua gjatë një aktiviteti në Utah. “Charlie Kirk i Madh dhe legjendar ka vdekur”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social. “Asnjëherë askush nuk e kuptoi apo nuk pati zemrën e rinisë amerikane më shumë se Charlie”, shtoi presidenti. “Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht nga unë, dhe tani nuk është më mes nesh. Ngushëllimet e mia dhe të Melanias shkojnë për bashkëshorten e tij të bukur, Erika, dhe familjen. Charlie, të duam”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Kirk, themelues i organizatës konservatore “Turning Point USA”, ishte një nga figurat më të njohura të lëvizjes së djathtë amerikane. Ai u qëllua gjatë një fjalimi në një universitet në Utah dhe vdiq nga plagët e marra. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në ShBA, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Një zëdhënës i Universitetit Utah Valley ka sqaruar se i dyshuari për të shtënat ende nuk është arrestuar, pavarësisht deklaratës së mëhershme të universitetit që thoshte se policia tashmë kishte ndaluar një të dyshuar. /Klankosova.tv