Trump: Izraeli, me ndihmën tonë, ka fituar gjithçka që mundi NULL NULL 13.10.2025 14:19 13.10.2025 14:19 Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se “Izraeli, me ndihmën tonë, ka fituar gjithçka që mundi”, duke shtuar se tani është koha për “paqe dhe prosperitet për të gjithë Lindjen e Mesme”. Ai ripërtërin mbështetjen e ShBA-së për Izraelin, duke thënë: “Ju lutem dijeni se Amerika ju bashkohet në ato dy premtime të përjetshme: kurrë mos harroni dhe kurrë më”. Presidenti amerikan thotë se “makthi i gjatë dhe i dhimbshëm” tani ka mbaruar si për popullin izraelit ashtu edhe për palestinezët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.