Trump i ofroi falje Assange – nëse mohon përfshirjen e Rusisë në rrjedhje të dokumenteve NULL NULL 19.02.2020 22:11 19.02.2020 22:11 Një dëshmitar në seancën dëgjimore për ekstradimin e Julian Assange do të pretendojë se Presidenti Donald Trump i ofroi themeluesit të Wikileaks faljen, nëse ai do të thoshte se Rusia nuk ishte e përfshirë në publikimin e të dhënave nga e-mail të ndryshme gjatë zgjedhjeve në SHBA. Avokati i Assange e zbuloi kërkesën në Gjykatën e Westminster përpara seancës për ekstradim që pritet të mbahet javën e ardhshme. Edward Fitzgerald QC, i tha gjykatës se kishte prova se ish-kongresisti republikan, Dana Rohrabacher, bëri ofertën për falje. Rohrabacher vizitoi ambasadën e Ekuadorit në gusht të 2017-ës, ku Assange po qëndronte, tha ai. Gjykatësja e këtij distrikti Vanessa Baraitser, mori vendim që të pranohen provat e dëshmitarit. Shtëpia e Bardhë thotë se pretendimi është “një trillim dhe një gënjeshtër totale”. Assange po përballet me kërkesën për ekstradim në SHBA për 18 akuza për rrjedhje të informacioneve diplomatike. Ai mund të dënohet me 175 vjet burgim nëse shpallet fajtor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 47 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 58 minuta më parë