Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Ndodhi tre javë më parë”, Trump përmend sërish Kosovën, tregon kur e ndaloi luftën me Serbinë (VIDEO)

NULL NULL
08.07.2025 21:13

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën, sonte kur darkoi me kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë.

Ai dha më shumë detaje mbi deklaratat e tij se kishte ndaluar një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, e ndër diskutimesh, ai specifikon se ajo ndodhi rreth tre javë më parë, transmeton klankosova.tv.

”Ne bëmë një punë të mirë me Indinë dhe Pakistanin, gjithashtu me Serbinë dhe Kosovën, Ruandën dhe Kongon Dhe e gjithë kjo ndodhi gjatë tre javëve të fundit a më shumë, apo jo Marko? Dhe (ne ndaluam) të tjerë që ishin gati të luftonin, dhe ne ndaluam shumë përleshje”.

”Mendoj se ndaluam shumë luftëra të mëdha të them të drejtën”.

”Shumë të mëdha. Ishte India dhe Pakistani. Ndaluam luftën përmes tregtisë”.

”Po merremi me Indinë, me Pakistanin, dhe ne u thamë se nuk do të merremi fare me ju nëse do të luftoni. Ndoshta ishin gati në një fazë të bënin një luftë bërthamore, pasi siç e dini janë fuqi bërthamore. Ne e ndaluam dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Po mundohemi që të ndihmojmë në mbylljen e këtij përbindëshi të krijuar nga Biden, për luftën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës. Është diçka e tmerrshme”.

”Nuk jam aspak i lumtur me presidentin Putin. Por kjo është diçka që s’do kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president. Kjo është një luftë që me mua nuk do kishte ndodhur kurrë”.

”Po ndaloj luftra, e urrej të vriten njerëzit”, dëgjohet të shprehej ai ndër tjera.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.