Trump flet për luftërat në botë: Dua të shpëtoj njerëz, nuk më intereson me çfarë çmimi NULL NULL 19.02.2026 16:20 19.02.2026 16:20 Presidenti amerikan, Donald Trump po mban fjalim në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes. Ai e ka cilësuar këtë iniciativë si një nga projektet më të rëndësishme ku ka marrë pjesë ndonjëherë, transmeton Klankosova.tv. Ai deklaroi se gjatë këtij viti, ShBA-ja ka ndaluar tetë luftëra dhe janë pranë përfundimit të një të nëntë, duke nënvizuar se konfliktet mbeten të paparashikueshme. “Dua të shpëtoj njerëz, dhe nuk më intereson për çmimin e kësaj”, tha Trump. Ai po ashtu lavdëroi punën e presidentes Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në këtë takim. “Po bëni një punë të shkëlqyer”, i tha Trump, të parës së shtetit.