Trump emëron dy personat e parë në kabinetin e tij NULL NULL 14.11.2016 00:17 14.11.2016 00:17 Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka filluar ta kompletojë ekipin e tij, njofton Klan Kosova. Trump ka zgjedhur nga Partia Republikane, Rence Priebus shef të kabinetit dhe Steve Bannon, udhëheqësi i kampanjës së Trump dhe kryetarin e Beritbart News, këshilltar kryesor dhe shef të strategjive politike, shkruan CNN, njofton Klan Kosova. “Steve dhe Rence janë liderë shumë te kualifikuar që kanë punuar mire bashkë ne kampanjën tonë dhe na kanë udhëhequr drejt kësaj fitore historike. Tani dua që t’i kem të dy në Shtëpinë e Bardhë me mua, derisa punoj për ta bërë Amerikën të mrekullueshme përsëri”, ka thënë Trump në këtë njoftim. Ky emërim është i pazakontë, sepse krijon dy njerëz me fuqi vendimmarrës përafërsisht të njëjtë në Shtëpinë e Bardhë. Deklarata e kampanjës, e vë rolin e Bannon në vend të parë, por u referohet të dyve si “partnerë të barabartë”. “Bannon dhe Priebus do të vazhdojnë efektivisht të udhëheqin me ekipin që vet e krijuan gjatë kampanjës, duke punuar si partnerë të barabartë do të transformojnë qeverinë federale, dhe do ta bëjnë atë shumë më efektive, efikase dhe produktive”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pesë persona dyshohet se mbetën të lënduar nga aksidenti në Poklek të ri të Drenasit (VIDEO) 23/06/2025