Kryeministrja japoneze në Shtëpinë e Bardhë: Vetëm Trump mund të arrijë paqen në gjithë botën NULL NULL 19.03.2026 17:14 19.03.2026 17:14 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi. Trump dhe Takaichi kanë nisur bisedën, ku ndër të tjera do të diskutojnë edhe rreth luftës në Lindjen e Mesme, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv Takaichi ka deklaruar se “vetëm Trump mund të arrijë paqen në të gjithë botën”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv Ajo shtoi se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani “nuk duhet të lejohet kurrë”. “Dhe gjithashtu ekonomia globale tani është gati të përjetojë goditje të mëdha për shkak të këtij zhvillimi”. Kryeministrja japoneze po ashtu tha se zyrtarët japonezë i kanë bërë thirrje të drejtpërdrejta Iranit që të ndalojë sulmet e tij ndaj infrastrukturës energjetike./Klankosova.tv