Trump: E paralajmërova Iranin 60 ditë më parë – sot është e 61-ta NULL NULL 13.06.2025 14:11 13.06.2025 14:11 Presidenti amerikan, Donald Trump, 5 qershor, 2025. Foto: AP Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se sulmi izraelit ndaj Iranit ka qenë “i shkëlqyer” dhe paralajmëroi se do të ketë shumë më tepër për të bërë. Ai e tha këtë në një intervistë në ABC News, transmeton Klankosova.tv. “Mendoj se ka qenë i shkëlqyer. U dhamë një shans dhe ata nuk e shfrytëzuan. U goditën rëndë, shumë rëndë. U goditën aq fort sa do të goditesh. Dhe do të ketë edhe më shumë për të bërë. Shumë më tepër”, u citua të thoshte Trump nga një gazetar i ABC në X. Ndërkaq, në një bisedë të shkurtë telefonike me CNN, presidenti amerikan tha se e ka paralajmëruar Iranin për këtë sulm 60 ditë më parë, dhe shtoi se “sot është dita e 61-të”. “Irani është dashur të më dëgjojë – e dini se u kam dhënë, nuk e di nëse e dini, por u kam dhënë paralajmërim 60-ditor, dhe sot është dita e 61-të”, tha Trumpi. “Ne natyrisht se e përkrahim Izraelin, është e dukshme dhe e kemi përkrahur si askush më parë”, deklaroi presidenti amerikan në një bisedë të shkurtër telefonike me CNN-in. “Ata tani duhet të ulen në tryezë për të bërë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë. Do të jetë tepër vonë për ta. E dini që njerëzit me të cilët po merresha kanë vdekur, ata që janë të linjës së ashpër”, tha presidenti. Ai nuk specifikoi se për cilët njerëz po i referohej. I pyetur nëse vdekja e tyre ishte rezultat i sulmit të Izraelit mbrëmë, Trump u përgjigj me sarkazëm: “Ata nuk vdiqën nga gripi; ata nuk vdiqën nga Covid”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake 18 minuta më parë
Lajme Shefi i shtabit të IDF-së: Izraeli do të vazhdojë të intensifikojë operacionin kundër Iranit 27 minuta më parë