Trump e konfirmon se do të shkojë në Lindjen e Mesme të dielën NULL NULL 09.10.2025 21:51 09.10.2025 21:51 Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka konfirmuar të enjten se planifikon të niset për në Lindjen e Mesme diku të dielën, pasi Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza. Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas nënshkruan një marrëveshje të enjten për të ndaluar shkëmbimin e zjarrit dhe për të liruar pengjet izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, në fazën e parë të iniciativës së Trump për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Gaza që ka tronditur Lindjen e Mesme. Pas nënshkrimit të disa urdhrave ekzekutivë, presidenti amerikan, Donald Trump, e nisi mbledhjen e kabinetit të tij sot duke folur për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza. Ai tha se mbrëmë është arritur një përparim i rëndësishëm në Lindjen e Mesme, sipas tij, diçka që njerëzit mendonin se nuk do të ndodhte kurrë. “Ne i dhamë fund luftës në Gaza dhe, në të vërtetë, në një shkallë shumë më të gjerë, krijuam paqe. Mendoj se do të jetë një paqe e qëndrueshme.” “Siguruam lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura, të cilët duhet të lirohen të hënën ose të martën. Marrja e tyre është një proces i ndërlikuar”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.