Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump dhe Biden përshkruajnë realitete krejt të ndryshme për pandeminë COVID-19

NULL NULL
30.09.2020 04:42

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden kanë ofruar versione krejt të ndryshme, kur iu kërkua që të përgjigjeshin për situatën me pandeminë COVID-19, transmeton Klan Kosova.

Kur të dy kandidatët u pyetën për trajtimin e pandemisë, Biden vuri në dukje numrin ‘marramendës’ sipas tij, të amerikanëve që kanë vdekur ose që janë infektuar me koronavirus, që nga koha kur pandemia arriti në SHBA.

Democratic presidential candidate Joe Biden gestures while speaking during the first presidential debate on Tuesday at Case Western University and Cleveland Clinic, in Cleveland, Ohio.

“Presidenti Trump nuk ka asnjë plan. Ai e dinte se sa serioze ishte kjo situatë…”, tha Biden, duke iu referuar intervistave të Trump, me gazetarin Bob Woodward, në të cilat ai tregoi se nuk donte të krijonte panik dhe sipas tij, e minimizonte rrezikun që mund të shkaktojë koronavirusi.

Trump u kundërpërgjigj, duke i thënë Biden, “Ju kurrë nuk mund ta kishit bërë punën që bëmë”.

“Ne siguruam maskat dhe ventilatorët. Tani jemi disa javë larg një vaksine. Është ulur numri i  të vdekurve”, tha Trump, duke fajësuar Kinën për virusin.

“Unë po të them, Joe, ti kurrë nuk mund të kishe bërë punën që ne bëmë. Nuk e keni në gjak këtë gjë. Ju, nuk mund ta kishit arritur kurrë atë, Joe”, ritheksoi Trump.

Ndërkohë Biden është kthyer me fytyrë nga kamerat, duke e pyetur popullin amerikan se ‘nëse i besojnë Presidentit Trump për koronavirusin?’.

“A i besoni për një moment në atë që ai po ju thotë, mes gjithë atyre gënjeshtrave që ai ju ka thënë për të gjithë çështjen në lidhje me COVID-19”, tha Biden. “Ai ende nuk e ka pranuar që e dinte se kjo po ndodhte, e dinte se sa e rrezikshme ishte situata dhe as nuk ju tregoi”.

Ndërsa sipas presidentit Trump, një vaksinë kundër koronavirusit “është çështje politike”. Ai gjithashtu ka thënë që ende ka dyshime për efektivitetin e mbajtjes së një maske- ndërsa është tallur me kandidatin demokrat Joe Biden, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

President Donald Trump holds a face mask as he speaks during the first presidential debate at the Case Western Reserve University and Cleveland Clinic in Cleveland, Ohio on Tuesday.

“Unë nuk mbaj një maskë si (Biden), sa herë që e shihni, ai ka një maskë,” tha Trump. ” Edhe pse ai mund të të flasë nga 200 metra largësi, ai shfaqet me maskën më të madhe që kam parë ndonjëherë”.

Debati i rëndësishëm presidencial, po zhvillohet në qytetin Cleveland, Ohio, pesë javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme