Trump: Bota po e do përsëri Izraelin NULL NULL 13.10.2025 14:16 13.10.2025 14:16 Pasi bëri shaka për vonesën në samitin e Egjipit, presidenti amerikan, Donald Trump tha se ka disa takime atje. Samiti i cili do të mbahet në Sharm el-Sheikh do të diskutojë një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Izraelit dhe Hamasadit. Rreth 20 udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, do të marrin pjesë. “Së bashku kemi treguar se paqja nuk është vetëm një shpresë për të cilën mund të ëndërrojmë, është një realitet mbi të cilin mund të ndërtojmë ditë pas dite”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv. Ai tutje tha se shpreson që më shumë vende në rajon do të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve myslimane. Trump i tha Netanyahut se “bota po e do përsëri Izraelin”. “Njihni Palestinën”, ndërpritet fjalimi i Trumpit në parlamentin izraelit