Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump anulon vizitën në Danimarkë

NULL NULL
21.08.2019 08:51

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka anuluar vizitën në Danimarkë pasi që kryeministrja e këtij shteti ka thënë se ajo nuk do të diskutojë shitjen e Grenlandës.

Ai dhe zonja e parë e Amerikës, Melania Trump, kanë qenë të ftuar nga Mbretëresha e Danimarkës për të zhvilluar vizitën gjatë shtatorit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Danimarka është vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, por që bazuar në komentet e Kryeministres Mette Frederiksen, që ajo s’ka interesim për të diskutuar rreth Grenlandës, unë do ta shtyjë takimin e paraparë brenda dy javësh për një herë tjetër”, ka shkruar Trump në Twitter.

Ai para gazetarëve të dielën kishte deklaruar se strategjikisht është i interesuar për ta blerë Grenlandën.

Por kryeministrja daneze paraprakisht kishte thënë “ Grenlanda nuk është në shitje. Grenlanda s’është e Danimarkës. Grenlanda është Grenlandë. Shpresoj shumë që kjo nuk është menduar seriozisht”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.