Tronditet Durrësi, burri vret gruan me levë hekuri në mes të ditës NULL NULL 26.02.2020 13:02 26.02.2020 13:02 Një burrë ka vrarë me armë të ftohtë gruan e tij 59 vjeçare në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit urban Durrës-Shkozet tek byrektoret përballë Pallatit të Sportit. Top Channel mëson se Ruzhdi Tosuni dyshohet se ka vrarë me levë hekuri bashkëshorten e tij Hajdie Tosuni në dyqanin që tregton metrazhe. Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, derisa ka njoftuar se autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar në flagrancë. “Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i policisë që po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.