Tritol afër BDI-së NULL NULL 04.05.2015 09:18 04.05.2015 09:18 Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë te selia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të Vogël të Tetovës. Shpërthimi, për të cilin supozohet se është shkaktuar nga një granatë dore, nuk ka shkaktuar viktima në njerëz apo të lënduar, e as dëme të dukshme materiale, ndërsa ka shqetësuar banorët vendas. Dëshmitarë okularë kanë thënë për mediat vendase se janë parë dy persona me motoçikletë duke hedhur mjetin shpërthyes në oborrin e selisë së BDI-së, ku në atë moment ka qenë vetëm një roje nate, i cili nuk ka pësuar lëndime. Pas hedhjes së granatës, sulmuesit me shpejtësi janë larguar nga vendi. Fillimisht u raportua për një fëmijë të lënduar nga shpërthimi, por më vonë u mësua se ai nga frika është rrëzuar nëpër shkallët e shtëpisë. Fëmija është dërguar në spital prej nga pas kontrollit të bërë nuk janë konstatuar lëndime dhe është liruar në shtëpi. Ekipet e hetuesisë kanë dalur shpejt në vendin e ngjarjes, ku menjëherë kanë nisur të grumbullohen edhe funksionarë të shumtë të partisë shqiptare në Qeverinë Maqedonase. Informata zyrtare për rastin nga policia priten brenda ditës, ndërsa as partia e Ali Ahmetit ende nuk ka dalë me reagim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, Taravari paraqet pjesën e dytë të kabinetit të tij 1 day