Trilogjia e së shtunës sjell ndeshjet e pesë skuadrave lidere në Bundesliga NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 30.01.2021 10:30 nga Engjëll Bërbatovci 30.01.2021 10:30 22 February 2020, North Rhine-Westphalia, Gelsenkirchen: Football: Bundesliga, FC Schalke 04 - RB Leipzig, 23rd matchday in the Veltins Arena: A player from Leipzig wears black ribbon. Photo: Bernd Thissen/dpa - IMPORTANT NOTE: In accordance with the regulations of the DFL Deutsche Fußball Liga and the DFB Deutscher Fußball-Bund, it is prohibited to exploit or have exploited in the stadium and/or from the game taken photographs in the form of sequence images and/or video-like photo series. (Photo by Bernd Thissen/picture alliance via Getty Images) E shtuna sportive në Artmotion sjell tri ndeshje fantastike të pesë top skuadrave të Bundesligës. Bayerni dhe Dortmundit, ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë nga ora 15:30 kurse dueli i ditës zhvillohet në “Red Bull Arena” nga ora 18:30 kur Leipzig pret Leverkusenin, njofton KlanKosova.tv. 15:30, BAYERN – HOFFENHEIM – ART SPORT 1 Kampioni në fuqi Bayerni do të kërkoj konsolidimin në vendin e parë dhe revanshin ndaj Hoffenheimit, skuadër kjo e cila në vjeshtë e kishte mposhtur me rezultat të thellë, 4-1. Bavarezët do t’i kërkojnë tri pikë të plota për ta mbajtur distancën prej 7 pikëve ndaj ndjekësit Leipzigut. Nga ana tjetër, Hoffenheimi i cili dy ndeshjet e fundit kundër Kolnit dhe Herthas i ka fituar me rezultate identike prej 3-0, shkon me shumë vetëbesim në Allianz Arena. Bayern Munchen, 11-shja e mundshme startuese: Neuer; Sule, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Coman; Lewandowski. Hoffenheim, 11-shja e mundshme startuese: Baumann; Kasim, Vogt, Posch; Gacinovic, Samassekou, Rudy, John; Baumgartner; Bebou, Kramaric. 15:30, DORTMUND – AUGSBURG – ART SPORT 2 Ndeshja tjetër të cilën mund ta ndiqni nga ora 15:30 është Dortmund – Augsburg (Art Sport 2). Pas humbjes nga Monchengladbach me rezultat të thellë 4-2, Dortmundi në këtë duel ka motiv të dyfishtë. Milionerët jo vetëm se do të kërkojnë këndellje nga disfata e javës së shkuar por edhe revanshin direkt ndaj Augsburgut i cili kishte fituar në ndeshjen e parë, në vjeshtë, me rezultat 2-0. Dortmund: 11-shja e mundshme startuese: Bürki, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Delaney, Sancho, Reus (c), Reyna, Haaland. Augsburg: 11-shja e mundshme startuese: Gikieëicz , Oxford, Gouwleeuw (c), Uduokhai, Caligiuri, Strobl, Gruezo, Iago – Hahn, Niederlechner, Richter. 18:30, LEIPZIEG – LEVERKUSEN – ART SPORT 1 Trilogjinë e Bundesligës në Artmotion, të shtunën do ta përmbyllim me kryendeshjen e xhiros 19 . Direkt nga Red Bull Arena e Leipziegut, me fillim nga ora 18:30 në Art Sport 1 transmetojmë duelin e skuadrës numër dy dhe tre në tabelë, RB Leipzieg – Bayer Leverkusen. Ndjekësi i liderit Bayern, RB Leipzig do t’i bëjë konak të tretit në renditje, Leverkusenit i cili me fitore eventuale do ta kalonte Leipzigun dhe do të ngrihej në vendin e dytë. Të dyja skuadrat në këtë ndeshje hyjnë pas humbjeve befasuese javën e kaluar. Leipzigu pësoi në udhëtim tek Mainzi (3:2) ndërsa Leverkusen në shtëpi të vet u befasua nga Wolfsburgu, me rezultat minimal 0-1. Aktualisht, Leipzig në vendin e dytë ka 35 pikë kurse Leverkuseni në të tretin ka tri më pak. Ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar baras (1-1). RB Leipzig, 11-shja e mundshme startuese: Gulasci; Orban, Upamecano, Halstenberg; Mukiele, Haidara, Sabitzer, Angelino; Olmo, Forsberg; Sorloth. Bayer Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese: Hradecky; Dragovic, Tah, Tapsoba, Sinkgraven; Wirtz, Aranguiz, Amiri; Diaby, Alario, Bailey.