Tri viktima dhe mbi 1000 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri NULL NULL 29.07.2022 16:51 29.07.2022 16:51 Tre persona kanë vdekur për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Në ndërkohë janë konfirmuar edhe 1084 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 2413 testime të kryera. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 298.099 që nga fillimi i pandemisë. Në të gjithë vendin janë 8722 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.