Tri shqiptare në ushtrinë serbe? – Elezi: Kanë lidhje me familjaren e Dejona Mihalit NULL NULL 23.06.2025 10:07 23.06.2025 10:07 Bedri Elezaj Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për tri shqiptaret që janë graduar në ushtrinë serbe. Ai shton se këto gra janë Shpresa Berisha, Majlinda Kurti dhe Ganimete Osmani, që sipas Elezit, që të tria kanë lidhje të fuqishme me Lika Mihalin, vajzën e axhës së Dejona Mihalit, këshilltares të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, transmeton Klankosova.tv. “Shpresa Berisha është një medresane, ka kryer shkollën e Medresës në Sarajevë, është motra e Demo Berishës e cila ishte e angazhuar në ushtrinë serbe menjëherë pas luftës. Interesat se për gjashtë muaj është graduar dy herë, nga nënkolonel në kolonel gjeneral. Shpresa Berisha ka pasur një miqësi të rëndësishme me Boban Gashiqin, vëllanë e ministrit serb të Mbrojtjes, i cili ishte shef i BIA-s serbe”, u shpreh Elezi. “Janë tri gra në fakt që janë graduar në Serbi, është Shpresa Berisha, Ganimete Osmani me gradën Major, dhe Majlinda Kurti me gradën Major. Të gjitha janë shqiptare, vetëm Majlinda Kurti është nga Mali i Zi, ndërsa Shpresa Berisha dhe Ganimete Osmani janë nga Kosova. Që tri këto vajza janë në lidhje të fuqishme me Lika Mihalin, vajzën e axhës së Dejona Mihalit [këshilltarja e Albin Kurtit]”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.