Tri pjesët e trupit që plaken më shpejt dhe çfarë të bëni për to NULL NULL 13.02.2020 22:56 13.02.2020 22:56 Ndërsa ne rritemi dita ditës, disa pjesë të trupit tregojnë shenja të plakjes më shpejt se të tjerat. Natyrisht, të gjithë mund të përmendin si shkaqe dehidratimin apo ekzpozimin e madh në diell. Filloni të vini re pjesët e trupit që tregojnë shenja të hershme të plakjes. Kështu kuptoni si ishit 20, 30, 40, apo 50 vjeç. Përkundrejt faktit se ne e pranojmë përsosmërinë e pjekurisë, ka tre pjesë të trupit që dëmtohen më shumë nga dielli dhe janë zonat më ndjeshme ndaj rrudhave. Duart Meqë duart tona janë vazhdimisht nën eskpozimin e diellit, madje edhe në dimër, ato janë ndër pjesët e trupit ku rrudhat shfaqen më shpejt. Zgjidhja e propozuar Aplikoni krem kundër plakjes. Lëkura e duarve është e hollë, ndaj aplikimi i kremrave është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur. Fytyra Në të vërtetë, edhe individët 25 vjeç mund të kenë disa shenja rrudhash të lehta në ballë apo rreth syve. Për fat të keq, dielli mund të shkaktojë probleme shtesë. Zgjidhja e propozuar Aplikoni kremra kundër diellit dhe plakjes çdo ditë, shkruan shije.al. Nevojitet larja e fytyrës rregullisht. Rekomandohet përdorimi i serumeve kundër njollave të errëta. Zona në qafë dhe gjoks Qafën dhe gjoksin një fill i hollë i ndan nga fytyra, megjithatë shpesh harroni t’i ushqeni ato. Kjo lëkurë e hollë është jashtëzakonisht delikate ndaj rrezeve ultravjollcë dhe kështu krijohen lehtësisht rrudha në këto zona. Zgjidhja e propozuar Ruajeni shëndetin tuaj duke aplikuar krem, maska, trajtime natyrale. Bëjeni këtë sa herë kujdeseni për fytyrën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 1 week