Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tri ndeshje interesante, vëmendja tek ndeshja Dukagjini-Prishtina

NULL NULL
03.12.2023 08:54
Superliga e Kosovës futboll

Sot do të mbyllet java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në progam do të jenë tri ndeshje interesante.

Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Dukagjini – Prishtina, e cila zhvillohet në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë.

Skuadra nga kryeqyteti, aktualisht janë në vendin e pestë në tabelë me 21 pikë, një më shumë se skuadra e Dukagjinit, e cila renditet e gjashta në tabelë.

Në ndeshjen tjetër, në stadiumin e qyteti në Suharekë, Ballkani do të jetë nikoqire e Fushë Kosovës.

Kampioni në fuqi, është lidere e Superligës me 35 pikë, ndërsa Fushë Kosova renditet në vendin e parafundit me 10 pikë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Dritës dhe Feronikelit

“Intelektualët” janë në pozitën e tretë të tabelës me 25 pikë, kurse skuadra nga Drenasi është në vendin e tetë me 15 pikë.

Të tri këto takime zhvillohen nga ora 13:00.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.