Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tri lloje kafesh që mund t’i përgatisni në shtëpi për ditët me shi

NULL NULL
14.08.2021 19:16

Ditët me shi, sidomos në stinën e verës, bëjnë që disponimi juaj të jetë i luhatshëm, andaj pirja e një kafeje mund të ndikojë pozitivisht në këtë aspekt.

Më poshtë ju sjellim tri receta të thjeshta të përgatitjes së kafesë të cilat ndikojnë për të mirë në ndryshimin e disponimit tuaj në ditët me shi veror, përcjell Klankosova.tv.

Kafe me esencë çokollate

Përbërësit:

2 lugë kokrra kafeje

1 gotë qumësht të ngrohtë

1 lugë gjelle pluhur kakao

½ çokollate të shkrirë

Një majë të lugës kanellë

Sheqer (për shije)

Metoda e përgatitjes: Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe sigurohuni që të mos ketë gunga.

Minty Twist

Përbërësit:

1 filxhan kafe

1 filxhan qumësht

1 lugë sheqer

5 deri në 8 degë nenexhiku

5 deri në 10 kube akulli

Metoda e përgatitjes: Së pari përzieni nenexhikun dhe sheqerin me anë të një mikseri. Pastaj shtoni akullin, kafenë dhe qumështin. Tundni lehtë derisa të përzihen të gjithë përbërësit. Hidheni përzierjen në një gotë dhe zbukurojeni me pak nenexhik të freskët.

Banane Shake pa sheqer

Përbërësit:

2 lugë kokrra kafeje

1 banane

1 filxhan qumësht

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

5 kube akulli

Pak copa çokollate për zbukurim

Metoda e përgatitjes: Përzieni të gjithë përbërësit me anë të një mikseri derisa të fitohet një masë homogjene, pastaj hidheni në një gotë dhe në fund mbulojeni përmbi me copa çokollate.

lajme të ngjashme