Tri fuqitë europiane aktivizojnë një mekanizëm diplomatik për mosmarrëveshjet bërthamore me Iranin

Tri fuqitë europiane aktivizojnë një mekanizëm diplomatik për mosmarrëveshjet bërthamore me Iranin

NULL NULL
11 muaj më parë

Nënshkruesit europianë të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe fuqive botërore në vitin 2015 kanë aktivizuar një “mekanizëm diplomatik për mosmarrëveshje”, në përgjigjen e tyre ndaj veprimeve të Teheranit që po qëndron larg paktit.

Pas vendimit të SHBA-së-së për t’u tërhequr nga marrëveshja në maj të vitit 2018, Irani filloi të heqë zotimet e tij në bazë të marrëveshjes, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), njofton Klan Kosova.

Më 6 janar, disa ditë pas vrasjes së gjeneralit iranian nga SHBA, Teherani ndërmori një hap të mëtejshëm duke njoftuar se do të hiqte kufijtë në pasurimin e uraniumit, megjithëse tha se do të vazhdojë bashkëpunimin me mbikëqyrësit bërthamorë të Kombeve të Bashkuara.

“Ne nuk e pranojmë argumentin që Irani ka të drejtë të zvogëlojë kushtet e nënshkruara me JCPOA”, thanë Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar në një deklaratë të përbashkët të martën, duke shtuar se ata nuk kishin zgjidhje tjetër përveç që të nxisnin procesin që përfundimisht mund të çonte në sanksione nga Kombet e Bashkuara.

“Në vend që të ndryshojë kursin, Irani ka zgjedhur të ulë më tej pajtueshmërinë”, thuhet në deklaratë.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, tha se qëllimi i këtij mekanizmi për mosmarrëveshjet nuk ishte që të ribëjë sanksionet, por “të gjente një zgjidhje për kthimin në pajtueshmëri të plotë” me marrëveshjen, e cila u nënshkrua edhe nga Rusia dhe Kina.

Marrëveshja – që konsiderohej në atë kohë si një arritje që synonte të parandalonte Iranin të zhvillonte armë bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe fuqitë globale filluan të mirëpresin vendin përsëri në bashkësinë ndërkombëtare.