Tretmani i ri ulë numrin dhe intensitetin e sulmeve të migrenës NULL NULL 30.11.2017 16:35 30.11.2017 16:35 Një qasje e re në parandalimin e migrenës mund të ulë numrin dhe intensitetin e dhimbjeve, kanë treguar dy studime klinike. Rreth 50% e personave në njërin studim kishin numër të përgjysmuar të sulmeve të migrenës në muaj. Ky tretman, që është i pari i dizajnuar specifikisht për sëmundjen e migrenës, përdorë antitrupat për të ndryshuar aktivitetin e kemikateve në tru. Testimet e mëtutjeshme mund të tregojnë për efektet afatgjate, megjithatë tashmë tre kompani janë duke zhvilluar antitrupat që neutralizojnë kemikatin CGRP.