Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça sot mëson kundërshtarin e finales së Kupës së Kosovës në Basketboll

NULL NULL
30.01.2025 10:59

Trepça është finalistja e parë e Kupës së Kosovës, pasi mitrovicasit triumfuan mbrëmë në derbin ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 84:66.

Prishtinasit e kishin fituar ndeshjen e parë me vetëm 2 pikë epërsi, çka bëri që koshdallimi më i lartë i Trepçës në ndeshjen e kthimit t’ua mundësojë atyre të prekin finalen.

E sot, me fillim nga ora 18:30, zhvillohet gjysmëfinalja e dytë, mes Bashkimit e Vëllaznimit.

Kuqezinjtë e kanë fituar takimin e parë me 9 pikë epërsi (80:71).

Kjo përballje do të transmetohet në kanalin sportiv S1 të platformës televizive Artmotion.

lajme të ngjashme