Trepça me përmbysje kalon në gjysmëfinale – edhe Bora arrin Final 4 NULL NULL 21.01.2026 21:45 21.01.2026 21:45 Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit 76:88 ka kaluar në gjysmëfinale të Final 4 të Kupës së Kosovës, duke përmbysur humbjen e pësuar në ndeshjen e parë 99:102. Sfida në Therandë ka qenë e jashtëzakonshme, e luftuar dhe me shumë kthesa, e me shumë emocione, derisa në fund festuan kampionët e Kosovës. Kalim në gjysmëfinale arriti edhe Bora, duke realizuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Rahoveci 029, me nëntë pikë dallim, gjegjësisht me rezultat 62:71. /Klankosova.tv