Trepça ikën në pushim me avantazh ndaj Prishtinës NULL NULL 19.04.2025 19:43 19.04.2025 19:43 Trepça po e mund Sigal Prishtinën me rezultat 41:28 pas pjesës së parë. Mitrovicasit e fituan çerekun e parë me rezultat 18:17, teksa shkëputjen në epërsi e bënë gjatë çerekut të dytë. Mike Meyers i Trepçës pati më së shumti pikë në pjesën e parë, 12 sosh. Te Prishtina u shqua Jordan Davis i cili realizoi nëntë. Kjo njëherësh është ndeshja e parë e serisë gjysmëfinale të Plejofit midis dy gjigantëve të basketbollit kosovar. Ndeshja po emetohet LIVE në Sport 1 të platformës Art Motion.