Trepça fitoi dramën ndaj GO+ Pejës pas vazhdimeve NULL NULL 04.03.2026 22:21 04.03.2026 22:21 Kampionia aktuale në basketbollin kosovar Trepça, ka shënuar fitore ndaj GO+Pejës me rezultatin 98:95 dhe atë pas vazhdimeve. Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” ishte dramatike dhe me shumë emocione. Në minutat e fundit vendasit arritën të barazonin rezultatin në 87:87 me treshën e Musab Malës, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime. Vendimtare ishte treshja e Ja’Cori Payne rreth me sirenë që i dha Trepçës fitoren. Më i dalluari i takimit ishte Payne me 27 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime. Te pejanët u veçua Cesare Edwards me 30 pikë dhe 17 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore./Klankosova.tv