Trepça e largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor NULL NULL 28.08.2024 15:45 28.08.2024 15:45 Miniera me flotacion "Trepça", Stantërg. Foto: Trepça sh.a. / Facebook Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka bërë të ditur se e ka larguar sot nga punë përkohësisht minatorin Y.S. Në njoftimin e lëshuar thuhet se i njëjti ka bërë shkelje të rënda të punës. “Me datën 28.8.2024 z. Y.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot:4727 të datës 28.8.2024”. “Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, thuhet në njoftimin e lëshuar. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 18 orë më parë