Trepça e fiton edhe ndeshjen e dytë kundër Sigal Prishtinës NULL NULL 25.04.2024 20:50 25.04.2024 20:50 koshi, topi, basketboll, fotilustrim Ka shkuar në 2:0 seria e gjysmëfinales në basketboll. Trepça ka arritur ta fitojë edhe lojën e dytë kundër Sigal Prishtinës. Mitrovicasit triumfuan minimalisht 85:86 në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në kreqytet. Në pjesën e parë dominoi skuadra e udhëhequr nga Albert Sylejmani derisa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Mysafirët fituan krejt në fund të takimit. Skuadra që i bën tre fitore kalon në finale dhe duket se këtë mundësi më shumë e ka Trepça dhe atë qysh në ndeshjen e ardhshme në palestrën “Minatori”.