Trepça ’89 kthehet te fitorja ndaj Dukagjinit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça ’89 kthehet te fitorja ndaj Dukagjinit

NULL NULL
19.03.2023 14:58
Trepça ’89 ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Abdullah Oyekanmi, në minutën e 6’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Arbnor Muja e dyfishoi rezultatin për vendasit, me një gol në minutën e 80’.

Krejt çka bëri Dukagjini, është ngushtimi i epërsië me një autogl të Halitit, në minutën e 85’.

Trepça ’89 pas fitores renditet në vendin e tetë me 29 pikë, pas 26 ndeshjeve. Ndërsa Dukagjini është në pozitën e gjashtë me 32 sosh. /Klankosova.tv.