Trent Reznori dhe Atticus Rossi sërish bashkëpunojnë me David Fincherin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trent Reznori dhe Atticus Rossi sërish bashkëpunojnë me David Fincherin

NULL NULL
03.02.2023 13:21

Anëtarët e bendit Nine Inch Nails Trent Reznor dhe Atticus Ross do ta kompozojnë muzikën për filmin e ardhshëm të regjisorit David Fincher.

Ata do të jenë të përfshirë në projektin më të ri të Fincherit, të titulluar Vrasësi.

Që prej vitit 2010, Reznori dhe Rossi kanë bashkëpunuar me regjisorin në fjalë për filmat The Social Network, The Girl With The Dragon Tattoo, Gone Girl dhe Mank.

Madje për filmin Mank dyshja edhe mori nominimin për Oskar në kategorinë e kompozimit më të mirë origjinal më 2020.