Tregimet e rinisë së viteve ’90-ta një nga temat në Manifesta (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 24.07.2022 20:45 nga Agnesa Sahiti 24.07.2022 20:45 Të dielën në ambientet e ish-bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në kryeqytet njerëz të nacionaliteteve të ndryshme u mblodhën për të dëgjuar Valentina Bonizzi. Ajo tregoi për materialet që realizoi në bashkëpunim me Besa Lucin dhe disa të rinj nga Kosova që temë kanë përjetimet e këtyre të fundit gjatë viteve të 90. Ngjarja u organizua në kuadër të Biennlaes “Manifesta 14”. Pjesëmarrësit e shijuan organizimin por edhe mundësinë që të njohin njerëz nga vende të huaja e të moshave të ndryshme. Ndërkohë gjatë ditës pati edhe performancë me piano në ambientet e hotelit Grand. Bienalja “Manifesta 14” filloi të premten dhe do të sjellë ngjarje të ndryshme për rreth 100 ditë sa do të qëndrojë e hapur.