Tre terroristëve të Banjskës iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj NULL NULL 23.02.2024 16:29 23.02.2024 16:29 Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit prej 2 muajsh për tre terroristët e Banjskës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se paraburgimi iu është zgjatur nga dy muaj secilit nga të pandehurit. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv. Ditë më parë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se INTERPOL-i ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj të gjithë terroristëve të Banjskës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 2 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 9 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day