Tre të vrarë pas të shtënave në një shkollë në Bosnje NULL NULL 21.08.2024 12:32 21.08.2024 12:32 Policia përballë gjimnazit në Sanski Most, ku ndodhën të shtënat, 21 gusht 2024. Foto: RTV Sana Në ambientet e gjimnazit në “Sanski Most”, në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, mëngjesin e së mërkurës, një sulmues hapi zjarr dhe vrau tre persona, ndërsa një tjetër e plagosi rëndë. Sulmuesi qëlloi me automatik në drejtim të tre punonjësve të shkollës. Në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i shkollës, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga policia e Kantonit Una-Sana, njofton Klankosova.tv. Sipas policisë, sulmuesi tentoi të vetëvritej, u plagos rëndë dhe u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Banja Llukës. I dyshuari për vrasjet është një punonjës i shkollës së mesme multietnike në Sanski Most.